Folk Tale

Dhelpra dhe korbi

ATU57
LanguageAlbanian
OriginAlbania

Te një lis sipër në majë, zoti korb qëndroi të hajë, një copër djathë që mbante në sqep. Kur nisi ta hante, shkon një dhelpër e mallkuar, se i ra erë djathi i vjeshtuar, dëshiron ta hajë vetë, dhe i tha korbit me bisht përpjetë:

“Mirëdita, mik i vjetër, bukurinë tënde nuk e ka zog tjetër, me pendë të bardha; në di të këndosh, përmbi zogj të tërë do të mbretërosh”. Të tregojë zënë, zoti korb gërhiti, dhe lëshoi djathit, po dhelpra ia priti, e korbit i tha:

“Dëgjo, o budalla, ata që lëvdojnë, me gjë të botës duan të rrojnë. Zot, kjo këshillë që të rrëfeva, sot vlen më tepër se cop’ e djathit që të rrëmbeva...”.

Dhe iku me bisht përpjetë. Korb i shkretë, korb i mjerë, u turpërua, dhe u betua, të mos gënjehet dhe tjetër herë.


Text view