trans-9817

Gjeli, qeni dhe dhelpra

LanguageAlbanian
OriginGreece

Na rronin njëherë një plak e një plakë. Ata ishin shumë të varfër. Nuk kishin gjë tjetër, veç një gjel e një qen. Një ditë qeni i tha gjelit: Eja, gjel i dashur, të shkojmë në pyll, të gjejmë ndonjë gjë për të ngrënë. U nisën. Kur po errej, u futën në pyll dhe zgjodhën për të fjetur një pemë me zgavër. Gjeli hipi në pemë, qeni u fut në zgavër.

Në mëngjes gjeli nisi të këndonte: ki!- kii! - kiii! Me ta dëgjuar dhelpra, iu afrua pemës dhe filloi të lavdëronte gjelin. - Sa i bukur qenke, o gjel! Sa zë të ëmbël që paske! Eja sot për drekë tek unë, se të dua shumë! - Mirë, - i tha gjeli, - por unë kam edhe një shok. - Ku është shoku yt? - pyeti dhelpra. - Ja, atje, në zgavër, iu përgjigj gjeli. Dhelpra iu afrua zgavrës dhe futi kokën. Qeni e kapi për fyti dhe e mbyti.


Download XMLDownload textStory