trans-9819

Lepuri dhe Breshka

AuthorVedat Kokona
LanguageAlbanian
OriginFrance

Kot te vraposh me kohe per udhe po s'u nise Lepuri dhe breshka na lane kete deshmi: "A veme bast tha breshka se ti s'arrin tek lisi me shpejt se une?"- Se une? A je ne terezi? I thote kafsha kembeshpejte -Moj ndrikull shko ne farmaci Merr nje ilac se nuk je ne vete" -Jam a s'jam pune per mua A veme bast? E si thua? Me kater hapa hopthi lepuri me nje fryme (me ata hapa qe ben kur qente s'e kapin dot) Lepuri tek lisi arrinte me fertyme Por kot qe te nxitohej; lodron edhe kullot Bile ka kohe te bej edhe nje sy gjume Dhe breshken e le te ece cale-cale Te ngutet ngadale Si ta kete per nder te dal fitimtar Ne vrap me breshken me samar? E le te ec, kullot e ben pushim Dhe kohen e kalon me defrim Per bastin s'e vret mendjen, por kur sheh Se breshka po arrinte ne vendin e caktuar Na niset si shigjete Lepuri kembeshpejte Por kot se breshka bastin tani e kish fituar "A nuk kisha te drejte- I thote- se te vendi do arrija me pare se ti? Shpejtesia s'te hyri ne pune C'do te beje valle sikur si une Ne kuriz te kishe nje shtepi?"


Download XMLDownload textStory